Flash

Atentati mafioz në Shkodër, një ditë pasi Sandër Lleshi la porosi për forcimin e luftës kundër krimit në këtë qytet

Lapsi.al 14 November 2018
Atentati mafioz në Shkodër, një ditë pasi Sandër Lleshi

Atentati mafioz që ndodhi sot në lagjen 'Rus' të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 31 vjeçari Fatos Ferracaku dhe u plagos shoku tij Fatmir Mehaj, si për ironi vjen një ditë pasi në këtë qytet zv. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me policinë vendore të Shkodrës, takim gjatë të cilit kërkoi forcimin e masave në luftën kundër krimit dhe grupeve kriminale. Lleshaj, i cili de fakto drejton Ministrinë e Brendshme, edhe pse nuk është dekretuar nga Ilir Meta, e merr detyrën në një kohë kur kriminaliteti në vend është tejet i lartë. Sidomos në Shkodër dhe Vlorë, dy qytete që i ngjajnë Sicilisë së viteve '80, ku ligjin e bëjnë bandat. Ekzekutimi i sotëm ishte ditën për diell, ne një prej zonave më të populluara të qytetit. Vrasësit e maskuar, u larguan me një motor, të cilin më pas policia e gjeti të djegur.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjen 12 hektarë pyje në Bulqizë

Rreth 12 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre është djegur në Zerqan të Bulqizës si pasojë e një zjarri. Flakët kanë prekur mbi 8 hektarë pyje me Lis e 4 hekt...

18:56

Arrestohet në Tiranë tregtari i kokainës

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë. Operacioni i koduar "Stok" përfundoi me arrestimin e shteta...

17:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI