Flash

Arrestohet në Tiranë tregtari i kokainës

Lapsi.al 14 November 2018
Arrestohet në Tiranë tregtari i kokainës

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Operacioni i koduar "Stok" përfundoi me arrestimin e shtetasit Saimir Rrexha, të cilit ju kapën 183 gramë "Kokainë", si dhe tre armë të ftohta "thika".

 "Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë", thuhet në njoftim.

Në bazë të këtyre informacioneve nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari",  është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI