Flash

Vuçiç u ndje i fyer në Paris, ambasadori francez i kërkon falje

Lapsi.al 13 November 2018
Vuçiç u ndje i fyer në Paris, ambasadori francez i

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit është shprehur me zemërim për mënyrën se si është trajtuar gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Ambasadori Mondoloni ka kërkuar falje një ditë pasi Vuçiç u është bashkuar dhjetëra liderëve në Paris për të shënuar armëpushimin e vitit 1918.

Në ceremoninë e 11 nëntorit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë afër liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, derisa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.

“Nuk mund të besoja se çfarë po shihja para meje, duke e ditur sakrificën e popullit serb në Luftën e Parë Botërore”, është cituar të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe.

Mondoloni ka thënë për Prva TV se përcaktimi i ulëseve në ceremoninë e Parisit ka qenë “një gabim fatkeq” dhe i ka kërkuar Vuçiçit ashtu si edhe popullit serb të pranojnë kërkimfaljen.

“Serbia ka humbur pothuajse një të tretën e popullsisë në luftë, 62 për qind të të gjithë burrave. Nuk e di se çfarë ka ndodhur (në Paris)”, është shprehur ai.

Vuçiç më pas ka falënderuar Mondolonin përmes një postimi në Twitter për siç ka thënë “fjalët e mrekullueshme dhe respektin që ka treguar për viktimat serbe”./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI