Flash

“Vrasës, kriminelë...”/ Prindërit e Marvi Mihalit përplasen në gjyq me familjarët e autorëve (VIDEO)

Lapsi.al 13 November 2018
“Vrasës, kriminelë...”/ Prindërit e Marvi Mihalit

Ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe familjarëve të autorëve këtë të martë në Gjykatën Penale të Tiranës. 4 të pandehurit për vrasjen e të riut janë: Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Në momentin që familjarët e të akuzuarve po kalonin në trotuar janë konfliktuar verbalisht me prindërit e 22-vjeçarit që u vra.

“Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm” - janë disa nga fjalët e prindërve të Marvi Mihalit. Menjëherë policia e burgjeve ka marrë masa për të shmangur incidentet.

Ngjarja ndodhi në gusht 2017. I riu u vra me thikë pas sherrit për një karikues telefoni. 4 të rinjtë fillimisht u arrestuan, por më pas 3 prej tyre u liruan, pasi prokurori ndryshoi akuzën nga “vrasje në bashkëpunim” në “moskallëzim krimi”.

Ishte ankesa e prindërve të Mihalit te prokurorja e përgjithshme Arta Marku që ndryshoi prokurorin dhe ktheu në qeli sërish 3 të rinjtë. Viktima është djali Pavllo Mihalit, atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop. Prindërit e Mihalit kërkojnë dënim maksimal duke kërcënuar për vetëgjyqësi. Me poshtë video e sherrit e publikuar nga Report Tv.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/sherri-ne-gjykate.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI