Flash

Tërhiqet trupi gjykues, pritet vendimi për bandën e Shullazit

Lapsi.al 13 November 2018
Tërhiqet trupi gjykues, pritet vendimi për bandën e Shullazit

Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda është tërhequr për vendim lidhur me të pandehurit e dosjes "Shullazi".

Sot u zhvillua seanca e paraqitjes së konkluzioneve nga avokatët mbrojtës për katër të pandehurit, ndërsa mbrojtja për Emiljano Shullazin u zhvillua seancën e shkuar.  Avokati i Gilmando Danit pretendoi në Gjykatë se zëvendësimi i prokuroreve është i jashtëligjshëm . "Prokurorët që u zëvendësuan kishin përgatitur konkluzione absurde" ka deklaruar ai.

Avokatët e 5 të pandehurve kërkojnë pafajësinë për klientët e tyre. Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit. Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI