Flash

Video/ Tërbimi i minutave të fundit i kushton dy ndeshje Higuain, Milan do ta apelojë

Lapsi.al 13 November 2018
Video/ Tërbimi i minutave të fundit i kushton dy ndeshje Higuain,

Gonzalo Higuain do të mungojë kundër Lazios e kundër Parma. Gjykatësi Sportiv ka dhënë vendimin e tij për sulmuesin e Milan, të ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes në San Siro kundër Juventus, duke e skualifikuar për dy javë "për sjellje të pahijshme kundrejt arbitrit të ndeshjes", vendim që e ka bërë klubin kuqezi të njoftojë se do të bëjë apel.

Për sulmuesin argjentinas nuk ka patur ulje të dënimit që shpresonte Milan, e nuk do ta ketë për sfidën me aromë Champions kundër bardhekaltërve të Lazios, si dhe atë kundër Parmës, "për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe sjellje të pahijshme ndaj arbitrit, të cilit iu afrua kërcënueshëm, pas kartonit të verdhë në minutën e 38' të pjesës së dytë " lexohet në motivet e vendimit.

Pikërisht fakti që në argumentimin e Gjykatësit Sportiv nuk flitet për sjellje të dhunshme, Milan është i bindur se do të apelojë kundër skualifikimit të argjentinasit për të tentuar të reduktojë dënimin nga dy në një javë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zx/ZXG6.mp4

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI