Flash

Si manipulon Veliaj/ Banorët kërkojnë kompensim të drejtë, ai përgjigjet: Nuk do na ndalin “shpellarët” për Unazën e Madhe

Lapsi.al 13 November 2018
Si manipulon Veliaj/ Banorët kërkojnë kompensim të

Nëse ka një gjë që nuk ka më nevojë për vërtetim është fakti se Erion Veliaj është i paaftë të heqë dorë nga mashtrimi. Ndërkohë që banorët e Unazës së re deklarojnë me bindje se ata nuk janë kundër ndërtimit të unazës së re, por kanë hallin e mënyrës se si dot kompensohen në mënyrë të drejtë, Lali Eri përgjigjet: "Nuk do na ndalin “shpellarët” për projektin e Unazës së Madhe"

Me tone gjoja të forta kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur protestës së banorëve të Unazës së re që protestojnë prej më shumë se 10 ditësh. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Velaij thotë se nuk do të tërhiqet nga projekti.

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat.

Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans”, - tha Veliaj që shkon edhe më tej duke bërë “të fortin”.

“Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar 3 vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës”, - u shpreh Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI