Flash

Publikohet foto, ky është personi që vrau Arkanin e tmerrshëm të Serbisë

Lapsi.al 13 November 2018
Publikohet foto, ky është personi që vrau Arkanin e

Dobrosav Gavriq po kalon ditët e tij prapa grilave në Afrikën e Jugut, një rrugë e gjatë nga atdheu i tij, duke pritur një vendim përfundimtar nëse do të ekstradohet në Serbi për të vuajtur dënimin me burg për vrasjen e udhëheqësit më famëkeq paramilitar të luftërave të viteve 1990- Zeljko Raznatoviq , i njohur si Arkani.

Gavriq u dënua për vrasjen e kryekomandantit Arkan në vitin 2000 në Beograd, por iku në Afrikën e Jugut për të shmangur vuajtjen e dënimit.

Ai tani po përballet me ekstradimin pasi Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut vendosi në fund të shtatorit se ai mund të kthehej në Serbi, përderisa ai kishte argumentuar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehej.

Ai ishte kapur në Afrikën e Jugut në vitin 2011 pas një incidenti ku mbeti i plagosur, por ai duhet ta konsideroj veten me fat pasi katër serbë të tjerë të cilët u dënuan për përfshirjen në vrasjen e Arkanit të cilët u zhvendosën në Afrikën e Jugut për të ndjekur aktivitetet e tyre kriminale janë vrarë.

Tre janë qëlluar në Afrikë, një tjetër në Beograd.

Disa nga viktimat kishin ikur nga Serbia për të mos shkuar në burg, por vendi në të cilin ata shpresonin se do mund t’i iknin ligjit, u bë vendi ku gjetën vdekjen.

Vetëm Gavriq mbijetoi, por tani një burg serb duket se e pret- duke treguar se si ëndrrat e gangsterëve serbë për të vepruar lirisht jashtë vendit nuk është e lehtë.

Ndryshe, Gavriq u dënua në vitin 2006 me 35 vjet burg për vrasjen e Arkanit, komandant i Gardës Vullnetare Serbe, e ashtuquajtura “Tigrat”, më 15 janar, 2000 në hotelin Beograd “Intercontinental”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI