Flash

Propozimi i opozitës për vettingun në politikë, Komisioni i Venecias e diskuton në dhjetor

Lapsi.al 13 November 2018
Propozimi i opozitës për vettingun në politikë, Komisioni i

Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë. Interesimit të News24, Komisioni i Venecias iu përgjigjën duke theksuar se tashmë janë përcaktuar datat kur do të diskutohet dokumenti, i cili vlerësohet thelbësor për vendimmarrjen politike në Tiranë.

“Opinioni është pjesë e axhendës së sesionit plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet në Venecia më 14 dhe 15 Dhjetor 2018”.

Por më parë Komisioni i Venecias do të duhet të dëgjojë palët e interesuara në proces. Kësisoj, një përfaqësi e këtij institucioni do të vizitojë Tiranën fillimjavën e ardhshme, kur do të zhvillojë takime me përfaqësues të autoriteteve shqiptare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

“Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë më 19 dhe 20 Nëntor, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar”

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritettë ngrihen së shpëjti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale. Megjithatë, socialistët janë në pritje të opinionit të Venecias për të thënë fjalën e fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI