Flash

Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin

Lapsi.al 13 November 2018
Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e

Partia opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të papranueshëm takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ditë më parë në Paris.

Deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi është duke provuar të zëvëndësojë aleatët e Kosovës në këtë rast Gjermaninë me Rusinë.

“Kemi paralajmëruar në vazhdimësi se Thaçi ka në plan të takohet edhe me Putinin pas takimit që kishte me kryeministrin Medvedev. Ekziston një tendencë e vazhdueshme e presidentit Thaçi për të zëvëndësuar aleatët, të zëvëndësojë Gjermaninë me një shtet siç është Rusia. Është skandal çfarë po bën ai si president i vendit. Po provon të krijojë mërrëdhënie të re me Rusinë dhe Serbinë” është shprehur ajo, raporton rel.

Partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se takimi është zhvilluar brenda detyrave kushtetuese të presidentit Thaçi megjithatë, sipas deputetit të kësaj partie Arben Gashi, tema e bisedës që mund të ketë zhvilluar presidenti përbën shkelje kushtetuese.

“Në parim është në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, çështja është çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës, nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës atëherë është shkelje e saj” ka thënë Gashi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar të hënën se gjatë qëndrimit në Paris është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se takimi me Putinin është përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, tha Thaçi në Twitter.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI