Flash

Oblak thyen mardhënien me Atletico Madrid: portieri do largimin në janar

Lapsi.al 13 November 2018
Oblak thyen mardhënien me Atletico Madrid: portieri do largimin në

Janari mund të jetë një mundësi e artë për klubet e mëdha të Europës, që janë në kërkim të një portieri të madh. Jan Oblak dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe kërkon ta bëjë që në merkaton e dimrit.

Një vendim i papritur i portierit slloven, që është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle 'Marca'. Numri 1 i colchoneros është nervozuar së tepërmi për faktin se klubi nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës, në skadencë në 2021, ndryshe nga sa ka ndodhur me yjet e tjerë të skuadrës Koke, Saúl, Griezmann, Thomas, Lucas, Correa e Giménez.

Në fakt, Atletico nuk është ndjerë i rrezikuar të humbasë me parametër zero portierin, ndaj nuk ka nxiruar në propozimin e rinovimit të kontratës, pa menduar se problemet mund të lindnin pikërisht nga kjo. Paga e tij nuk është rritur që nga 2016 dhe ky është një indikacion tjetër, që tregon pakënaqësinë e portierit 25 vjecar.

Oblak është një prej portierëve më të mirë në qarkullim dhe kërkesa për të dalë në shitje e sllovenit, mund të bëjë që disa klube të rëndësishme të Europës të ndryshojnë strategjinë dhe të kthehen me sytë nga porta.

Megjithatë, nuk është e lehtë të gjesh blerës për Oblak, klauzola e të cilit për prishjen e kontratës është 100 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI