Flash

Një kërmill në sallatën e mbretëreshës, çfarë mase iu dha shefit të kuzhinës

Lapsi.al 13 November 2018
Një kërmill në sallatën e mbretëreshës,

Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se kush mund të jetë ushqimi i preferuar i Mbretëreshës Elizabeth, mësoni një gjë të sigurtë, që kërminjtë nuk futen në listë.

Sipas librit të ish-shërbëtorit mbretëror Charles Oliver, “Darka në Pallatin Buckingham”, Mbretëresha u trondit kur gjeti një kërmill në ushqimin e saj dhe i la shefit të kuzhinës një shënin mjaft të ashpër.

Sepse Mbretëresha dhe Princi Philip mbanin një fletore shënimesh për çdo vakt, ku mund të jepnin përshtypjet lidhur me ushqimin e shërbyer.

“Një herë, në një gatim u gjet një kërmill i ngordhur dhe Madhëria e saj kishte shkruar ‘E gjeta këtë në sallatë, a mund ta hani atë?’ dhe bashkë me shënimin kishte lënë dhe kërmillin e ngordhur”- shkruan Charles në librin e tij.

Sidoqoftë, Charles shkruan se Mbretëresha nuk është nazelie për ushqimin. Megjithatë, kur ajo ka të ftuar në një drekë joformale dhe ata zbulojnë pëlqime ose mospëlqime të caktuara për ushqimin, ajo mban shënime si referenca për në ardhmen. Në rast mysafiri kthehet sërish të kujtohet ushqimi që mund të gatuhet.

Të këshilluara

Jaden Smith shpreh dashurinë për reperin

Jaden Smith, djali i aktorit  Will Smith ka deklaruar hapur dashurinë e tij për reperin Tyler The Creator. Këngëtari 20-vjeçar, ndaloi performancën e tij në ...

13:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI