Flash

Mister gjendja e Michael Schumacher? Corinna e thyen heshtjen

Lapsi.al 13 November 2018
Mister gjendja e Michael Schumacher? Corinna e thyen heshtjen

Corinna Schumacher ka thyer heshtjen pas 5 viteve nga incidenti dramatik i të shoqit Michael, në 29 dhjetor 2013, mbi dëborën e Meribel, kur gjatë një rrëzimi përplasi kokën në një shkëmb dhe u fut në koma. E bëri me një letër në përgjigje të muzikantit gjerman, Sascha Herchenbach, që kompozoi një këngë në nder të ish-kampionit të Formula 1, 'Born to Fight' (I lindur për të luftuar), duke i dërguar një cd edhe vetë Corinna-s.

Kënga për Schumi është shkruar në dhjetor 2014, një vit pas aksidentit: "Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet" shkruan Corinna në letër. "Faleminderit për dhuratën tuaj dhe mbështetjen në këtë moment të vështirë". Letra në fakt është shkruar me dorë disa vjet më parë, si ka treguar vetë Herchenbach për revistën gjermane "Bunte", por ekzistenca e saj u bë publike vetëm tani.

Schumacher, për sa dihet , ndodhet në shtëpinë e tij në Zvicër pranë Gjenevës, e asistohet nga një staf prej 15 personash në rehabilitimin e tij të vështirë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI