Flash

Kundër Skocisë pa gabime: Djimsiti e Lila të bindur në potencialin e skuadrës

Lapsi.al 13 November 2018
Kundër Skocisë pa gabime: Djimsiti e Lila të bindur në

Kombëtarja nis tashmë përgatitjet për një ndeshje shumë të rëndësishme me Skocinë, jo si e mendonim në fillim për vendin e parë të Grupit C1, në Ligën e Kombeve, por për të mos u rrëzuar një division më poshtë.

“Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200% - u shpreh Andi Lila -. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më pare”.

Performancat e fundit, në Izrael apo edhe miqësoren me Jordaninë, nuk kanë qenë të këqija në total, por rezultatet kanë munguar kjo edhe për shkak të gabimeve individuale defensive, që kanë penalizuar krejt skuadrën… “Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale – mori përsipër përgjegjësinë Berat Djimsiti -. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtoi”.

Nuk ka qenë e rastësishme zgjedhja e teknikut Christian Panucci për të nxjerrë pikërisht dy mbrojtës në konferencë për shtyp, për më tepër që qendra e Atalantës vjen nga një fitore e madhe kundër Inter në Serie A, sukses që e markoi edhe me gol. Mund të jetë vetëm një e dhënë, port ë paktën moralisht Djimsiti është në maksumim. “Nuk e di nëse është moment im më i mirë, por është e qartë se të vish pas një goli të shënuar të jep besim”.

Kërkohet rezultat kundër Skocisë, për të mos e mbyllur grupin në vendin e fundit. Kuqezinjtë vazhdojnë të kenë mungesa të rëndësishme, por kanë bindjen në kualitetin që ka skuadra, ndaj dhe pritshmëritë ndaj skocezëve janë të larta…

“Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vetë. Së fundmi skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”.

Shqipëria luan në Loro Borici kundër Skocisë, pikërisht në 17 nëntor, ndërsa tre ditë më pas kuqezinjtë do të spostohen në Elbasan Arena për tu ndeshur me një tjetër kombëtare britanike, në 20 nëntor kundër Uellsit

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI