Flash

Komenti i Berishës: Heqin shqiponjat, mbajnë bunkerët (FOTO)

Lapsi.al 13 November 2018
Komenti i Berishës: Heqin shqiponjat, mbajnë bunkerët (FOTO)

Sali Berisha thotë se bunkeri, dhe jo shqiponja dykrenare, është simboli i kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan vazhdimisht në statuset e tij Zografi i dytë.

Berisha publikoi një foto të bunkerit të vendosur në mes të qytetit dhe Shqiponjës që u hoq nga rrethrrotullimi pranë Doganës.

“Jo shqiponja e flamurit që urren por bunkeri i etërve të tij xhelat është simboli i Zografit bis. sb”, shkruan Berisha.

Heqja e Shqiponjës së vendosur në sheshin me të njëjtin emër për 100-vjetorin e Pavarësisë shkaktoi debat në politikë. Kryeministri Edi Rama e etiketoi si një “vulgaritet të ngritur në piedestal”, ndërsa nga opozita pati reagime të shumta për heqjen e simbolit kombëtar.

Berisha Fb

(m.k/Balkanëeb)

Të këshilluara

Sarandë, përfshihet nga flakët një hotel

Një hotel në lagjen nr.4 të Sarandës u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkaqet nuk dihen ende. Zjarrfikëset bënë të munduar neut...

08:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI