Flash

Karlo Bolino pranon dështimin e reformës në drejtësi dhe propozon të parin regjim botëror pa gjykata

Lapsi.al 13 November 2018
Karlo Bolino pranon dështimin e reformës në drejtësi dhe

Eshtë e njohur nga të gjithë se ka qenë një nga mbështetësit e mëdhenj të reformës në drejtësi. Por Karlo Bolino nuk ngurron sot të vërë theksin mbi katastrofën që po shkakton ajo. Sipas Bolinos, fakti se procesi i Vettingut po zgjat shumë, se ai do të shkojë disa muaj apo edhe vite, i ka bërë shume gjyqtarë që e dinë se s'do të jenë më në punë, t'i bien me top duke dhënë vendime të padrejta.

"Iluzioni i pandëshkueshmërisë, i cili deri tani kishte sugjeruar pak kujdes në shitjen dhe blerjen e vendimeve, aktualisht është kthyer në sigurinë e dëbimit nga magjistratura dhe kjo i shtyn këta të korruptuar, të padënuar deri tani, për të vjedhur deri sa të munden dhe sa më shumë që të munden. Është mbushja, tipike dhe e dëshpëruar, e xhepave të atyre, që e dinë mirë se nuk kanë të ardhme, por që vazhdojnë të kenë fuqi të plota", shkruan ai në editorian e titulluar: "Masakra e drejtësisë së gjykatësve që presin vettingun".

Dhe, meqënëse me një të rënë të lapsit, pohon një gjë shumë të rëndë se: "Ky fenomen është një pasojë anësore, e paparashikuar nga ideuesit e reformës, të cilët duhej të kishin menduar për periudhën e Vettingut kundërmasa të përshtatshme për t’i vënë fre’ grykësisë së më të korruptuarve", Bolino jep tre propozime, njëri nga të cilët është mbyllja e gjykatave për proceset civile deri sa të përfundojë Vettingu.

Pra, ai hedh në treg idenë e një republike pa gjykata, gjë që nuk ndodh as në regjimet më të përçudnuara të globit.

Por, megjithëse jep propozim për të ardhmen, e rëndësishme është se Bolino, si mbrojtësi i reformës në drejtësi, tashmë ka pranuar dështimin e saj. Dështimin e një modeli, që ndryshe nga sa rekomanduan juristët perëndimorë, u konceptua si një gjueti propagandistike shtrigash dhe qëllimi i vetëm i së cilës ishte kapja e sistemit nga pushteti. Prandaj Bolinio ka arritur në përfundimin sesa të jepen vendime të korruptuara dy vite me radhë, më mirë të mbyllen gjykata fare (lexo shkrimin e plotë tek linku poshtë).

©Lapsi.al

http://shqiptarja.com/lajm/masakra-e-drejtesise-se-gjykatesve-qe-presin-vettingun

Të këshilluara

Brenda shtëpisë luksoze të Morena Tarakut

Morena Taraku ka hapur dyer e shtëpisë për fansat dhe i ka bërë në tur rreth e qark përmes postimeve në “Instagram”. Këngëtarja e hitit “Femnat” prezantoi shtëp...

16:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI