Flash

Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë

Lapsi.al 13 November 2018
Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për

Policia ka kontrolluar tri herë më radhë në shtëpinë e tij për t'i vënë prangat ish liderit të fortë që e udhëhoqi Maqedoninë për një dekadë, Nikolla Gruevskit. Pas vendimit të gjykatës, që kërkonte paraqitjen e tij këtë hënë në një nga burgjet më të famshme të vendit, atë të Shutkës, forcat e rendit kanë kontrolluar shtëpinë e ish kryeministrit të VMRO-së, disa banesa luksoze në Shkup, si dhe hyrje- daljet e makinave në selinë e partisë, nga e cila ish lideri dha dorëheqjen pak muaj më parë.

Burime të besueshme flasin ta kenë parë për herë të fundit liderin autokrat maqedonas të enjten, 5 ditë më parë. Edhe truprojat që garantojnë sigurinë e tij si ish kryeministër i kanë pohuar policisë se ai u është zhdukur.

“Siç e dimë, truprojat e tij para Sektorit për Kërkim në Ministrinë e Brendshme, thanë se e kishin parë për herë të fundit të enjten në mbrëmje më 8 nëntor, kur e kanë lënë në shtëpi. Për ta siguruar atë, ai duhet t’i telefonojë ata nëse ai del jashtë. Të premten ai nuk i thirri fare, siç ka ndodhur edhe më herët, pasi ai nuk dilte çdo ditë. Nuk e ka thirrur sigurimin as në fundjavë dhe madje as edhe sot, deri në urdhër arrestin”, thonë nga Gjykata Themelore Shkup, e cila e ka kërkuar tri herë të premten dhe sërish dje nuk e gjetën në shtëpi.

Sipas informacioneve nga terreni, gazeta “Zhurnal” mëson se Gruevski mund të ketë udhëtuar drejt Hungarisë, ku mund të kërkojë azil politik. Si destinacion i mundshëm përflitet edhe Rusia, e cila e i ka mbështetur deri në fund politikat nacionaliste dhe së fundi anti perëndimore të liderit maqedon.

Pushteti i plotfuqishëm i Gruevskit filloi të rrënohet pasi opozita e majtë bojkotoi parlamentin dhe filloi të botojë një sërë përgjimesh që u quajtën "bombat e Zaevit", kryeministrit aktual. Dalëngadalë SHBA dhe BE filluan ta lëshojnë liderin e fortë të Shkupit dhe kërkuan një qeveri të përbashkët dhe zgjedhje të reja. Bashkë me to, ata mbështetën edhe ngritjen e gjykatës dhe prokurorisë speciale që do të hetonte krimet e politikanëve të lartë.

Sot, pas këtij kalvari që zgjat prej tri vitesh, Gruevski humbi postin e kryeministrit. Megjithëse në zgjedhjet e parakohshme ai arriti të dalë partia e parë, një presion i fortë ndërkombëtar bashkoi opozitën me faktorin shqiptar dhe e nxorri në minorancë. Krahas këtij procesi politik, filloi edhe ai juridik, që përkoi me hapjen paralele të disa çështjeve që e shihnin ish kryeministrin si të akuzuar. Si pasojë e tyre, ai humbi thellë edhe zgjedhjet lokale, çka solli edhe fundin e mbretërimit të tij për një dekadë e gjysëm në krye të VMRO.

Sot ai është një i dënuar fillimisht me dy vite burg, të cilin e kanë braktisur të gjithë vartësit e vet dhe i cili ose është fshehur brenda vendit ose ka marrë arratinë drejt vendeve të cilat e mbështetën dikur. Nga policia e Shkupit njoftojnë se për të ka nisur edhe kërkimi ndërkombëtar, duke i dhënë kështu fund aureolës së një lideri autoritar dhe të paprekshëm. Liderit të një vendi fqinj, që në të mirë dhe në të keq, po tregon se di të rregullojë hesapet me abuzuesit e vet politikë duke servirur kështu një model edhe për Shqipërinë, që ende i quan të paprekshëm ish qeveritarët e djeshëm dhe drejtuesit e sotëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI