Flash

A do ta votojë PS, Vitore Tushën për kryetare të KLSH? Përgjigjet Taulant Balla

Lapsi.al 13 November 2018
A do ta votojë PS, Vitore Tushën për kryetare të KLSH?

Presidenti Ilir Meta propozoi anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit në kulmin e përplasjes me mazhoracën për rastin “Lleshi”. Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla tha se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisioni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës ne funksionet që ka mbajtur.

Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë per shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, - tha Balla.

I pyetur për çështjen “Lleshi”, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë.

“Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë”, - tha Balla.

Tusha është kandidatja e përzgjedhur nga presidenti Meta, mes 34 pjesëmarrësve të tjerë në këtë garë. Tusha është pretendente për të zëvendësuan Bujar Leskajn, të cilit në dhjetor të këtij viti i mbaron mandati. Leskaj deklaroi publikisht se nuk do të garonte më për këtë pozicion.

Të këshilluara

Sarandë, përfshihet nga flakët një hotel

Një hotel në lagjen nr.4 të Sarandës u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkaqet nuk dihen ende. Zjarrfikëset bënë të munduar neut...

08:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI