Flash

Zyrtarizimi: Solari deri në 2021 me Real Madrid

Lapsi.al 13 November 2018
Zyrtarizimi: Solari deri në 2021 me Real Madrid
Tani ka ardhur edhe zyrtarizimi: Santiago Solari do të qendrojë trajneri i Real Madrid jo vetëm për këtë sezon, por deri në 2021. Lajmin e ka publikuar vetë klubi i presidentit, Florentino Perez, që kishte zgjedhur ish-futbollistin argjentinas pas shkarkimit të Lopetegui. "Këshilli i administrimit të Real Madrid e ka përcaktuar emërimin e Santiago Solari si trajner i skuadrës së parë deri në 30 qershor 2021", shkruhet në komunikatën për shtyp të Real. I mjaftuan katër ndeshje Solari për të merituari konfirmimin në krye të Real Madrid, duke u bërë edhe tekniku me startin më të mirë në 116 vjet histori të klubit. 4-2 i të dielës kundër Celta pason fitoret 4-0 ndaj UD Melilla (Kupa e Mbretit), 2-0 kundër Valladolid (Liga) e 5-0 në fushën e Viktoria Plzen (Champions League): në total 15 gola të shënuar e vetëm dy të pësuar, një diferencë golash +13, superiore ndaj Pellegrini që në 2009 bëri katër fitore radhazi, por me diferencë golash +12. Një start edhe më i mirë se Zinedine Zidane, që barazoi në ndeshjen e tij të tretë në sezonin e tij të parë si trajner i Blancos.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI