Flash

"Vulgariteti i ngritur në piedestal", Rama komenton deklaratën për heqjen e 'Shqiponjës'

Lapsi.al 12 November 2018
"Vulgariteti i ngritur në piedestal", Rama komenton

Edi Rama ironizoi sulmet e opozitës për heqjen e shqpionjës nga sheshi me të njëjtin emër. Ai komentoi edhe deklaratën e tij ditën e djeshme, ku e cilësoi shqiponjën që u vendos për 100-vjetorin e pavarësisë në sheshin e në hyrje të Tiranës, si 'vulgaritet të ngritur në piedestal'.

Statusi i Ramës: 

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia?”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e shtunë simboli i pavarësisë u hoq nga vendi ku qëndronte që prej nëntorit të vitit 2012, vendim ky që solli reagime dhe përplasje deklaratash në distancë mes Ramës, Bashës dhe Berishës. Dje Rama reagoi për herë të parë, ndërsa shkruante në rrjetet sociale se kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal si në rastin e ‘Shqiponjës’.

Statusi i Ramës dje:

"Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund." 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

(VIDEO&FOTO) Hiqet Shqiponja nga sheshi, reagon shpër Sali Berisha 

Basha-Ramës: Kur ke simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgare 

Heqja e ‘Shqiponjës’, Rama i përgjigjet Bashës: Artist, shiko veten! 

Të këshilluara

Athinë, sulm me armë dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri në një pritë, në Ambelokipi të Athinës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur...

08:30

Zbulohet fatura e 5 koncesioneve të mëdha

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përf...

22:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI