Flash

Solari kalon "provimin", konfirmohet dhe hyn në historinë e Real Madrid

Lapsi.al 12 November 2018
Solari kalon "provimin", konfirmohet dhe hyn në historinë e

Provimi, nëse kështu mund të quhet periudha "ad interim" gjatë së cilës ka drejtuar Real Madrid nga 29 tetori, është kaluar me sukses me vota të plota me katër fitore në po aq ndeshje mes La Liga, Kupës së Mbretit dhe Champions. Rezultate pozitive që kanë bindur Real Madrid t'i besojë drejtimin e skuadrës Santiago Solari, që tashmë bëhet zyrtarisht trajneri i ri i Los Blancos. Në Spanjë flasin për një kontratë deri në 2020 gati për t'u firmosur.

I thirrur te skuadra e parë pas humbjes poshtëruese të merengues në klasiken me Barcelonën (5-1), ish-trajneri i skuadrës B priste të qëndronte për një kohë të shkurtër në stol, në pritje të mbërrijes së mundshme të ndonjë tekniku "big". Por në dy javë punë argjentinasi është treguar i aftë të bindë lojtarët, tifozët dhe drejtuesit me stilin e tij dhe rezultatet.

Ai që ka zyrtarizuar konfirmimin e Solarit ka qenë Federata Spanjolle e Futbollit për Agjencinë AFP: "Real Madrid është marrë me kontratën e tij dhe nuk ka pasur probleme". Sipas rregullave të Federatës një kusht "ad interim" nuk mund të tejkalojë 14 ditët. Pas pesë humbjeve në shtatë ndeshje epoka Lopetegui, me Solarin në stol Real Madrid ka fituar katër ndeshje në katër me 15 gola në aktiv dhe 2 të pësuar. Ky është fillimi më i mirë i historisë për një trajner të Los Blancos në katër ndeshjet e tij të para.

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo pushton San Siron

Juventus shënon golin e dytë 9 minuta nga fundi, duke vendosur praktikisht në hipotekë fitoren. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në San Siro në karrier...

22:20

Video/ Juventus në avantazh në San Siro

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës 12 të Serie A, Juventus merr avantazhin në SAn Siro përballë Milan. Mario Mandzukic, i rikthyer në formacionin e bardhezi...

20:48

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI