Flash

Rezart Veleshjnja nuk i kursen kritikat për Hervin Çulin: S'do pinte nëse...

Lapsi.al 12 November 2018
Rezart Veleshjnja nuk i kursen kritikat për Hervin Çulin: S'do

Rezart Veleshnja nuk i ka kursyer aspak kritikat që ka për drejtorin e Teatrit Komëbtar, Hervin Çuli.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në “Report TV”, Veleshnja u shpreh se nëse do të paguhej mirë, drejtori i Teatrit nuk do të pinte dhe teatri nuk do të ishte si i dehur.

Ai tha se rroga 800-1 milion lekë që mund të marrë Çuli nuk i del dhe normalisht puna e tij do të jetë zero.

“Teatri këtu tek ne nuk funksionoi kurrë më që kur mbaruam ne shkollën. Është një teatër që më shumë merren me llafe, kam përshtypjen unë. Merren me intriga dhe nuk merren me punën. Do merren me fjalë se pagat janë qesharake. Më vjen shumë keq, por të tallesh me një aktor teatri, se edhe unë po të isha, me llafe do merresha se nuk do kisha çfarë të bëja. Sa mirë do ishte që një aktor teatri që luan “Shakespeare” të paguhej 6 mln lekë.

Po ta kishte rrogën 6 mln lekë drejtori i teatrit, në radhë të parë nuk do pinte dhe teatri nuk do ishte si i dehur, por do ishte një teatër normal, se do t’i bënte hyzmetin asaj rroge. Mbase nga hallet pi se me 800 mijë lekë, 1 mln lekë çfarë mund të bësh. Plus që drejtori i TK për aq kohë sa ka qenë dhe është, mua më vjen keq, se as nuk e njoh, por puna është zero. Është si të thuash, ka qenë kryetar bashkie Lulzim Basha, është edhe Erion Veliaj. Ai është si Lulzim Basha, që ka fjetur gjithë kohës”, shprehet Veleshnja.

Të këshilluara

Aktorja turke rikthehet me ishin

Aktorja turke Hande Subasi, i është rikthyer lidhjes me Can Tursan, ish-bashkëshortin e saj. Në vitin 2016 ata i dhanë fund martesës së tyre 4 vjeçare. Por, tas...

11:35

Dua Lipa, keqardhje për koncertin e anulluar

Një koncert që do të mbahej në Louvre, Abu Dhabi nga Dua Lipa u anullua për shkak të motit të keq. Vetë organizatorët e Louvre nxorrën njoftim se siguria dhe sh...

10:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI