Flash

PD nxjerr emrat: Kompanitë që fshihen pas projektit 40 milionësh te Unaza e Madhe

Lapsi.al 12 November 2018
PD nxjerr emrat: Kompanitë që fshihen pas projektit 40 milionësh

Partia Demokratike denoncoi sot projektin e Unazës së Madhe duke e konsideruar atë abuzim, në shkelje të ligjit dhe të korruptuar. Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për më pak se 3 kilometra rrugë.

Sipas Zhupës, skema korruptive është e qartë pasi fituesit kanë qenë 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.

Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “Biba X”, por sipas PD-së janë të dyja me probleme.

“Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale” – thotë PD.

“Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike” – tha zëdhënësja e PD që shtoi se gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në proces falimentimi apo nën sekuestro.

“Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazmë, ka qenë nën sekuestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh” – thuhet në deklaratën e PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI