Flash

Vrau kryetarin e Njësisë Administrative Kotë, lihet në burg autori (FOTO)

Lapsi.al 12 November 2018
Vrau kryetarin e Njësisë Administrative Kotë, lihet në burg

Për Admir Delajn u vendos masa e sigurisë 'Arrest me burg'.

44-vjeçari është autor i vrasjes së kreut të njësisë administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo tre ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokal, ku dy personat pasi kishin konsumuar pije alkolike bashkë, dyshohet se janë zënë për një konflikt të momentit. Dyshohet se ato janë konfliktuar për çështje pronësie.

Në hyrje të një lokali në Kotë të Selenicës, rreth orës 14:55, Admir Delaj qëlloi me armë gjahu ndaj Fatmir Hodos, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

44-vjeçari u arrestua nga policie pas një ore ndjekje. Admir Delaj u arrestua në dalje të banesës, ku kishte mbyllur makinën dhe po tentonte të largohej.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Athinë, sulm me armë dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri në një pritë, në Ambelokipi të Athinës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur...

08:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI