Flash

Kreu i opozitës greke: Nuk e njohim Kosovën. Për 'Kacifas' ka shumë pika të turbullta

Lapsi.al 12 November 2018
Kreu i opozitës greke: Nuk e njohim Kosovën. Për

Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, i është referuar ngjarjes së 28 tetorit në Bularat, për të cilën tha se ka mjaft pika të turbullta që duhen sqaruar nga pala shqiptare.

Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin për të mos njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa ka theksuar se partia e tij nuk ka për ta votuar Marrëveshjen e Prespës, kurdo që ajo të paraqitet në parlamentin grek.

Mitsotakis u intervistua nga gazeta serbe, në prag të një vizite të tij në Beograd, ku siç u njoftua do të pritet nga presidenti Vuçiç.

I pyetur se si i sheh marrëdhëniet me Shqipërinë, sidomos pas ngjarjeve të fundit”, Mitsotakis përgjigjet:

“Incidenti i fundit me të shtënat dhe vdekjen e homogjenit grek ka lënë ende mjaft boshllëqe dhe pika të turbullta, që është nevoja të sqarohen nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, disa deklarata që u bënë nga pala shqiptare nuk e ndihmuan situatën dhe duhet që të gjithë të jenë shumë të kujdesshëm. Përtej kësaj, marrëdhëniet e të dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos influencohen nga deklarata dhe referime të papërshtatshme, aq më tepër nga akte që mund t’i dëmtojnë rëndë.

Sa i përket njohjes së Kosovës, Mitsotakis është përgjigjur pa mëdyshje:

“Qëndrimi i Greqisë është absolutisht i qartë dhe konstant. Madje është një qëndrim ndërpartiak, pasi të gjitha partitë janë unanime për mosnjohjen e Kosovës. Mirëpo, paralelisht, besojmë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të inkurajohet më tej".

Mitsotakis, të cilin gjithë sondazhet e paraqesin si kryeministrin e ardhshëm të Greqisë, përsërit vendosmërinë që partia e tij të mos votojë Marrëveshjen e Prespës që u arrit në qershor nga kryeministrat Tsipras e Zaev.

“Kombinimi i emrit Maqedonia Veriore me gjuhën dhe kombësinë maqedonase është krejtësisht problematik. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Greqinë, por edhe më gjerë me vendet e rajonit. Në Ballkan, këtë rajon veçanërisht delikat, duhet të mbyllen përgjithmonë dhe në mënyrë të parevokueshme çështjet e rivendikimeve. Dhe ne besojmë se kjo nuk ndodh me Marrëveshjen e Prespës. Fati i saj do të vendoset periudhën e ardhshme. Ajo që mund të them është se Demokracia e re nuk ka për ta votuar as në parlamentin e tanishëm dhe as në ndonjë parlament të ardhshëm. Ky është një qëndrim principal për ne”./ora news

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI