Flash

Historia e vajzës nga Elbasani/ Pasi më tradhtoi i dashuri, nuk u rezistoj dot meshkujve të tjerë

Lapsi.al 12 November 2018
Historia e vajzës nga Elbasani/ Pasi më tradhtoi i dashuri, nuk u

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen: "Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas.

Problemi im nis që në gjimnaz. Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët. Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik.

Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij.

Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di.

Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin.

Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin. Më kërcënon me ato video. Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër. Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj.

Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam. Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime. Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”

Komentet u takojnë juve.

Të këshilluara

A ekziston vërtet varësia nga seksi?

Ka kaluar një vit qëkur manjati i filmave Harvey Weinstein u regjistrua në një klinikë të varësisë seksuale pas valës së akuzave të përdhunimeve dhe ngacmimeve ...

20:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI