Koncepti i Guardiolas, në sezonin e tretë, vazhdon të propozojë lojën e preferuar të teknikut katalanas: "Nëse nuk ka një sekuencë prej 15 pasimesh, është e pamundur të ndërtosh një tranzicion të mirë mes mbrojtjes e sulmit".
Cudia është se në analizën e rindërtimit të aksionit, të 10 lojtarët e City janë të përfshirë e më aktivët janë Silva, Fernandinho e Laporte, që luajnë topin në zonën qendër-e majtë të fushës, përpara se aksioni të shpërngulet djathtas nga ku erdhi asist i Bernardo Silva.
Vetëm 14 muaj më parë City bëri një tjetër demonstrim të ideve të Guardiola, edhe më spektakolar, në golin e Sane. Në Carabao Cup, në 20 shtator 2017, kundër Ëest Bromëich, City shënoi direkt nga nisja e lojës, me 52 pasime radhazi, pas një zotërimi topi prej tre minutash që përfshiu të gjithë lojtarët e skuadrës, përfshirë edhe portierin, pa I dhënë mundësinë kundërshtarëve të ndërhynin.Complete class... #mancity pic.twitter.com/2jgifDgUbN
— Manchester City (@ManCity) September 21, 2017