Flash

Meta s'e dekretoi se ishte ushtarak/ Rama tregon si mund të zgjidhet kriza

Lapsi.al 12 November 2018
Meta s'e dekretoi se ishte ushtarak/ Rama tregon si mund të zgjidhet

Më në fund është bërë publike edhe arsyeja se përse presidenti Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin. Ajo lidhet me qënien e tij ushtarak dhe gjeneral, çka bie ndesh si me faktin që ministria e Brendshme nuk duhet të jetë nën uniformë, po ashtu edhe me zbatimin e ligjit se një ministër nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër, pra as atë të gjeneralit, të cilën Sandër Lleshi e ka fituar me gjyq të formës së prerë, pasi ai u shkarkua nga ish presidenti Nishani në 2013.

Pavarësisht nga debati i koklavitur juridik, që kanë të dy palët (kryeministria petendon se Lleshi nuk i ka rifituar atributet e gjeneralit, ndërsa presidenca dyshon se po), Ilir Meta ka dashur të sqarojë gjithçka duke i nisur ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë me 14 pyetje (shiko poshtë).

 

Pyetjeve “me spec” të Metës, Rama i është përgjigjur me ironi: “Po ta kisha ditur se kjo do të qe arsyeja, do ta kishim shmangur krizën me kohë", ka pretenduar kryeministri. Ai është përgjigjur me një kundër letër, ku pretendon se ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me faktin nëse Lleshi e disponon apo jo aktualisht gradën e gjeneralit, por megjithatë ai propozon një rrugë të ndërmjetme: Edhe sikur ta ketë, ai heq dorë nga ky atribut duke i kërkuar presidentit ta çdekretojë si ushtarak dhe ta dekretojë si ministër të Brendshëm (letra poshtë).

 

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ndërhyrë në debat edhe vetë Sandër Lleshi, i cili sipas udhëzimit të Ramës fillimisht shpjegon historinë e tij dhe në po të njëjtën shkresë i kërkon Metës që të mos jetë më ushtarak (shiko poshtë).

Image

Image

Image

Kështu pra kemi njëkohësisht dy debate. Ilir Meta pretendon se ka qenë ligjërisht në rregull, kur nuk e dekretoi Lleshin herën e parë, duke hedhur poshtë akuzat se presidenti paskësh shkelur Kushtetutën. Dhe debati i dytë, që i intereson Ramës, sipas të cilit nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, por rëndësi ka të mbarojmë punë. Prandaj ai propozon: Edhe nëse Sandër Lleshi rezulton si ushtarak pas fitimit të procesit në shkallë të dytë, ai duhet të zhvishet nga ky status për të mbathur kostumin e ministrit të Brendshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI