Flash

Diplomatja amerikane: Pse duam që Ministria e Brendshme të jetë funksionale

Lapsi.al 12 November 2018
Diplomatja amerikane: Pse duam që Ministria e Brendshme të jetë

SHBA insistojnë për nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale dhe jashtë politikës. E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones në një intervistë për “Panorama” thotë se autoritetet shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtet të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

“Kemi nevojë për një MB tërësisht funksionale dhe jashtë politikës për të ecur përpara. Presim që partnerët tanë shqiptarë të vazhdojnë përpara për të mposhtur krimin e organizuar duke arrestuar bosët e krimit, e për t’i dhënë fund korrupsionit”, - tha ajo. Në intervistën e saj ajo kërkon të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit dhe arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si Klement Balili ndërsa ndalet edhe te mohimi i vizave të zyrtarëve të lidhur me krimin.

“Duke pasur parasysh angazhimin e SHBA për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, të gjithë zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë që kanë përdorur postet e tyre për pasurimin personal dhe janë njollosur nga korrupsioni mund të jenë duke pyetur veten “kush e ka radhën?”, - tha e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Të këshilluara

Athinë, sulm me armë dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri në një pritë, në Ambelokipi të Athinës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur...

08:30

Zbulohet fatura e 5 koncesioneve të mëdha

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përf...

22:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI