Flash

Detaje/ Intriga që çoi në ekzekutimin brutal të Boran Bërçanës dhe të dashurës së tij

Lapsi.al 12 November 2018
Detaje/ Intriga që çoi në ekzekutimin brutal të Boran

Një intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.

Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarje. Pas verifkimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.

Ngjarja ka ndodhur në korrik dhe asnjë i dyshuar nuk është në pranga. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By-Pass, shkruan abc news.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI