Flash

'Babalja', Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën 'arrest me burg' për dy të pandehurit

Lapsi.al 12 November 2018
'Babalja', Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes “Babale”.

Alfred Alizoti dhe Albert Veliu u lanë në "arrest me burg", ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është vendosur 'detyrim paraqitje' një herë në muaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen ‘Babale’.

Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Aktualisht Fredi Alizoti i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI