Flash

Aferë korruptive te Unaza? Kompania fituese u krijua në korrik, rezulton offshore në SHBA

Lapsi.al 12 November 2018
Aferë korruptive te Unaza? Kompania fituese u krijua në korrik,

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

Përfituesi i projektit të “Unazës së Re” është bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X, por mbi bazën e dokumenteve, rezulton se të dyja kompanitë janë me probleme ligjore. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, saktësisht një muaj e gjysmë para se të hapej gara për tenderin, në emër të kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.

Gjithashtu kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e riregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili njihet si parajsë fiskale.

Debati për projektin ka marrë shtrirje të gjerë, ndërsa ARRSH përmes një njoftimi për mediat i është përgjigjur PD-së duke i cilësuar deklarata e saj si të pabaza, pasi sipas tyre, përfituesit janë shpallur sipas kuadrit ligjor.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Cërrik

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Cërrik. Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë përmes një njoftimi për mediat. “Në  fshatin Klos, Cërrik ,  shtetsi ...

19:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI