Flash

Vrasja e Edison Harizajt, pistat ku po hetohet

Lapsi.al 11 November 2018
Vrasja e Edison Harizajt, pistat ku po hetohet

E kaluara kriminale dhe veprimtaria e jashtëligjshme e Edison Harizajt i vrarë në atentatin e 6 Nëntorit në Durrës, janë pistat kryesore që po ndjek policia për zbardhjen e ngjarjes.

Origjina e konflikteve sipas grupit hetimor është në qytetin e Vlorës aty ku viktima jetonte dhe kishte bizneset e tij. Për blutë vrasja e tij është si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale për territor në qytetin bregdetar.

Harizaj është përmendur edhe në zhdukjen e një personi në Vlorë i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Pikërisht nga ky shtet dyshohet se mund të ketë ardhur edhe urdhri për eliminimin e Edison Harizajt.

Megjithatë grupi hetimor është duke punuar edhe në pista të tjera që lidhen të gjitha me qytetin e Vlorës.

Vrasja në Durrës, sipas hetuesve tregon se sa i survejuar ka qenë 39-vjeçari.

Profili i Edison Harizajt, ‘të fortit’ të Vlorës që u ekzekutua dje në Durrës 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI