Flash

Video/ Manchester është blu: City shkatërron United, Guardiola leksion futbolli Mourinhos

Lapsi.al 11 November 2018
Video/ Manchester është blu: City shkatërron United, Guardiola

Nuk ka histori derbi i Manchester, ndeshja më e rëndësishme javë së 12 të Premier League. City i Pep Guardiola imponoi lojën mbi sistimin makinoz të Jose Mourinhos, duke triufmuar jo vetëm për kreun e kampionatit, por edhe për filozofinë e të interpretuarit të futbollit.

E gjithë shpresa e Mourinho për të marrë një rezultat si ai në mesjavë në Torino u godit rëndë që në minutën e 11' kur David Silva shënoi golin e avantazhit. E pra portugezi duhet ta kishte kuptuar, se edhe në Champions ishte me shumë fat. Silva finalizoi në portën e David De Gea një asist të shërbyer nga Bernardo Silva, por City mund ta dyfishonte rezultatin në disa raste, përpara se ta bënte Sergio Agüero (47').

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/79/79lL.mp4

Look i ri i argjentinasit rezultoi me shumë fat: një gol në derbi nuk është si të tjerët. Citizens dominoi fushën dhe nuk hoqi dorë nga loja e hapur, pavarësisht rezultatit të sigurisë. Nuk është shumë e këshillueshme kundër cinizmit të United, që kualitet në skuadër ka për të shitur.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/79/79XL.mp4

Anthony Martial ka ngushtuar diferencën dhe rikthyer United në lojë në derbin e Manchester. Në minutën e 58' sulmuesi francez ka finalizuar nga pika e bardhë e 11-metërshit penalltinë e fituar nga Romelu Lukaku i sapofutur në fushë.

Por kjo ndeshje nuk ka histori: fati jo gjithnjë do të jetë me Djajtë e Kuq dhe këtë herë është Ilkay Gundogan, që zëvendësoi Kun Agueron, që u sigurua të mos ndodhte, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 86'.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/qk/qkOV.mp4

Citizens ruajnë kështu pathyeshmërinë në kampionat dhe vendin e parë gjithashtu me 32 pikë (+2 ndaj Liverpool), ndërsa United i José Mourinho është 12 pikë larg në vendin e tetë.

Të këshilluara

Video / Derbi i Manchester, 1-0 për City

David Silva ka shënuar golin e parë të derbit të Manchester. Në minutën e 12' lojtari spanjoll ka finalizuar në portën e David De Gea një asist të shërbyer nga ...

17:52

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI