Flash

(VIDEO) Largimi i 'Shqiponjës', PD nxjerr pamjet e inaugurimit: Disa i nderojnë simbolet, disa i shkulin

Lapsi.al 11 November 2018
(VIDEO) Largimi i 'Shqiponjës', PD nxjerr pamjet e inaugurimit:

Projekti i “Unazës së Madhe” do të prish një sërë ndërtesash dhe shtëpi banimi nga “Pallati me Shigjeta” deri tek sheshi “Shqiponja”. Nga ky projekt është prekur edhe statuja e Shqiponjës, e cila ishte vendosur me kontributin e vëllezërve Destani në sheshin me të njëjtin emër për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë ditës së djeshme, simboli i shqiponjës u hoq dhe në vend të saj do të ndërtohet një mbikalimi, i cili është parashikuar që do të zgjidhë problemin e trafikut. Kur kanë kaluar  6 vite nga inaugurimi i saj, sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shpërndarë momentin e inaugurimit  me anë të një video në rrjetin social “Facebook”.

Duke dënuar aktin e largimit të shqiponjës, Zhupa shkruan se Rama bashkë me oligarkët po shkatërrojnë historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas saj,  në vend të simboleve po ndërtohen kulla, të cilat përdoren më pas për të mbushur xhepat e një grupi të ngushtë njerëzish.

“Disa zgjedhin te nderojne simbolet kombetare, ndersa disa zgjedhin ti shkulnin dhe ti quajne vullgare. Disa zgjedhin te mbledhin bashke shqiptarine per te lartesuar historine dhe simbolet, ndersa disa zgjedhin te mbledhin bashke oligarket e te shkaterrojne historine, te urrejne simbolet dhe te lartesojne kullat qe ju mbushin xhepat. Zgjedhja e madhe ju takon shqiptareve.”, shkruan ajo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI