Flash

Tirana e pashpresë: Humbet ndaj Luftëtarit ndeshjen dhe ndoshta edhe trajnerin

Lapsi.al 11 November 2018
Tirana e pashpresë: Humbet ndaj Luftëtarit ndeshjen dhe ndoshta edhe

Tirana humbet 2-1 në Gjirokastër përballë Luftëtarit, në një ndeshje rokamboleske. Bluezinjtë fituan me përmbysje ndaj 24 herë kampionëve, por në fakt shenjat bluezinjtë i kishin dhënë, edhe në barazimin me Flamurtarin, se tashmë i kishin gjetur ekuilibrat. Rikthimi i Rrocës e kishte siguruar Mezanin me kualitet në organizim dhe ishte pikërisht cfarë i mungonte Luftëtarit, që në anën tjetër zbuloi një bomber në shtëpi si Vasil Shkurtaj.

Kriza e Tiranës ishte e ditur, por në Gjirokastër mori përmasa edhe më të mëdha, e kaluar në renditje edhe nga një kundërshtar direkt, vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga Kategoria, me vetëm dy pikë të marra në 5 ndeshje nën drejtimin e Ardian Memës, pa përmendur rrezikun e penalitetit me pikë, me afatin që po afrohet.

E megjithatë për të mundur Tiranën duhet edhe startegji në një lojë shahu, ku të paktën në pjesën e parë askush nuk u zbilancua, madje pas mundësisë së humbur nga Janicic, gjirokastritët menduan se mund të guzonin, duke lënë hapësirën që priste Sentamu në minutën e 36

Për sindromën e ndeshjeve të fundit Mema nuk ka kurë. Tirana bën gjithnjë të njëjtin gabim, duke humbur përqendrimin në momentet e gabuara. Nuk shpjegohet ndryshe ndërhyrja e cekuilibruar e Dokës ndaj Xhekson, brenda zonës, pesë minuta pas rifillimit. Sepse penalltia e akorduar nga Hamiti, realizuar nga Shkurtaj, është vetëm fillimi i fundit për Tiranën, sepse dy minuta nga fundi Dunga shënoi golin e dytë në pasimin e Milosavljev.

Rrokadë pozicionesh dhe një humbje me efekt të rëndë mbi Tiranën, që po i shfaqen fantazmat e së kaluarës. E në këtë situatë askush nuk dëshiron të jetë aty...as Mema: "Kur pësojmë 2 gola të tillë, as vetë nuk e di çfarë të them. Mendoj se mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo. Do flas me drejtuesit, do diskutojmë për këtë gjendje" u shpreh tekniku.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI