Flash

Superiore/ Në Korçë luhet ndeshja e "kunjit", Partizani mendon shkëputjen

Lapsi.al 11 November 2018
Superiore/ Në Korçë luhet ndeshja e "kunjit",

Java e 13 e Superligës mund të rezervojë ndryshime të klasifikimit: ndeshje për të mos u humbur për Partizanin e Skënderbeun, në krye të kampionatit, por fundi i klasifikimit përplaset në sfida direkte, duke e bërë emocionuese situatën.

Flamurtari nuk e ka harruar asnjëherë titullin e humbur në favor të korcarëve në 2011, ndaj dhe ajo në Korcë në orën 17.00 quhet edhe ndeshje "kunji". Vlonjatët nuk kanë renditjen e shpresuar, nuk arrijnë të fitojnë ndeshjet e thjeshta, po kundër pretendentëve kanë bërë rezultat.

Vetëm rivaliteti nuk mungon mes dy skuadrave, dozë që shtohet nga prania e ish-teknikut të korcarëve Ilir Daja në pankinën vlonjate dhe ish-sulmuesit kuqezi Bregu me fanellën e Skënderbeut. Në fakt, Bregu është ai që mban në ankth bardhekuqtë që mund të zbresin në fushë pa vlonjatin, për shkak të një frakturë në gishtin e këmbës.

Partizani, pasi rimori kreun, kërkon të mos e humbasë: përballë të kuqve vjen Laci, që me Memellin në pankinë ka gjetur shkëlqimin e humbur. Fitorja me Skënderbeun një javë më parë e Lacit, i dha kreun skuadrës së Gegës, që po shpreson vetëm që kurbinasit të mos i kthejnë favorin korcarëve, duke mundur Partizanin në Selman Stërmasi në orën 17.00.

Fundi i renditjes "zien" në përplasjet direkte, që mund të vendosin shumë në këtë pikë të sezonit. Për Luftëtarin, është mundësia më e mirë për të lënë pas Tiranën, kur dy formacionet të sfidohen në Gjirokastër në orën 14.00. Dy skuadrat në kuotë të barabartë pikësh e kanë një ndeshje decizive, për më tepër që në 4 javë bardheblutë e Memës kanë vetëm dy pikë.

Thirrja e fundit edhe për Kastriotin e vendit të fundit, në ndeshjen e orës 14.00. Nëse nuk fitojnë ndeshjen kundër Kamzës për skuadrën e Nicës (4 pikë) fatet duken të vendosura, pasi kundërshtari do ta conte difernecën në 7 pikë, ndërsa barazimi do ti linte disi prapa, në të njëjtat pozita, duke rrezikuar të humbin kontaktet me Luftëtarin ose Tiranën.

NDESHJET

Kastrioti 14 : 00 Kamza

Luftëtari 14 : 00 Tirana

Skënderbeu 17 : 00 Flamurtari

Partizani 17 : 00 Laçi

E HENE

Kukësi 14 : 00 Teuta

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI