Pas katër vitesh mungese në muzikë, Cheryl Cole publikoi këngën e saj “Love made me do it” një këngë e cila duket se i ka pëlqyer shumë ish-it të saj. Në një postim në Twitter Liam, ish-pjesëtar i grupit One Direction e ka komplimentuar këngëtaren.“Urime Cheryl për këngën e parë pas 4 vitesh. Mezi pres që të tjerët të dëgjojnë edhe pjesën e mbetur.”,- shkruan ai.
Edhe Cheryl nga ana tjetër e ka falenderuar ish-të dashurin e saj për këto fjalë vlerësuese. Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte trëndafili i kuq që Liam i bashkangjiti postimit një simbolikë e lidhjes së tyre shumëvjeçare të cilin Liam e ka edhe tatuazh.