Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Edhe "Shqiponja" nën këmbët e Edi Ramës

Lapsi.al 11 November 2018
Edhe "Shqiponja" nën këmbët e Edi Ramës

Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pushtet të pakontrolluar, por nuk kanë as dinjitetin e halabakut më të lodhur të lagjes. Nëse do të kishin sadopak dinjitet nuk do vepronin si hajdutët e natës, që pasi vjedhin pronën (në këtë rast,pronën e publikut), të nxjerrin edhe gjuhën. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do ta shfrytëzonin fuqinë qe u është dhënë për të përqeshur ata që nuk i duan, qofshin edhe pakicë. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do silleshin me simbolin kombëtar më keq se me pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës. Atë pallat e rrëzuan në mënyrë të ligjshme, në prani të mediave, në mes të ditës. Shqiponjën e hoqën paligjshmërisht, pa vendim, pa njoftim, në errësirë të plotë. Sado e shëmtuar të dukej aty, për shijet e një pakice apo edhe shumice, si simbol kombëtar meritonte një trajtim të kujdesshëm edhe në heqje, si ndërtim i ligjshëm meritonte një vendim të ligjshëm për heqjen dhe si një pikë referimi 6 - vjecare meritonte një njoftim për publikun, si dhuratë, meritonte një letër zyrtare për donatorin.

Banditizmi nuk është vetëm mjet për të marrë dhe mbajtur pushtetin, por mesa duket është e gjithë filozofia e Edi Ramës. Sepse kur Enver Hoxha vendosi ta personalizonte këtë vend, e bëri vërtetë sipas vizionit të tij, por iu referua një ideologjie. Ishte mënyra se si ai e lexonte ideologjinë marksiste duke i shtuar edhe leninizmin. E shtetëzoi ekonominë dhe hoqi të drejtën e pronës, ndaloi besimin fetar, vendosi diktaturën e ploretariatit (jo bashkëqeverisjen) në vend të pluralizmit demokratik, ndaloi mediat, lirinë e shprehjes, në bazë të marksizëm-leninizmit dhe sigurisht stalinizmit. Ndërsa Edi Rama po e personalizon këtë vend me filozofinë e tij, me shijet e tij. Ky është jo vetëm më banal, më vulgar e më i shpifur, por edhe më i rrezikshëm në perspektivë.

Edi Rama e harton buxhetin e shtetit me filozofinë e tij për të ndarë paratë me miqtë. Më shumë se 1 miliardë euro në formë investimesh direkte, borxhi të drejtpërdrejtë, apo borxhi të kamufluar si PPP, po i shpërndan nëpër rrugët që ua ka dhënë miqve dhe ortakëve të tij. E personalizon kështu menaxhimin e parave tona, duke e zhytur të ardhmen tonë në një tunel pa drita dhe pa dalje.

Personalizoi shëndetësinë, duke ua shpërndarë shërbimet themelore miqve dhe ortakëve të tij, personalizoi arsimin duke e shndërruar arsimin publik në shërbëtor të bizneseve private që quhen shkolla dhe universitete, privatizoi parlamentin që e shndërroi në strehën e të kërkuarve nga drejtësia.

Prej 5 vjetësh po ndërton qytetet në bazë të shijeve të tij personale. Jo vetëm pa filozofi, por pa projekt, pa studim fizibiliteti dhe pa tendera. Pasi ka bërë qendrat e qyteteve periferike me pllaka majolike që kushtuan qindra milionë euro, u është turrur simboleve kombëtare në Tiranë me filozofinë personale. Stadiumi kombëtar, në vend të një simboli kombëtar, të një vepre - monument kulture, është një përbindësh me bisht, që bishtin e ka më të rëndë se trupi. Simboli tjetër, Teatri Kombëtar po shembet me ligj, ndërsa Shqiponja e vetmuar në periferi, nuk meritonte asnjë vendim. Ky është dënimi që na vjen nga personalizimi që një njeri po i bën një vendi që u takon të paktën 4 milionë shqiptarëve, por që, për shkak të tij, sot mezi mban më pak se gjysmën.

"Kish dënuar Zeusi që në truall të atdheut/ mëria e armikut atij dhunë t 'i bënte", shkruante Homeri për Hektorin e Trojës, që u tërhoq zvarrë nga Akili pas vrasjes. Ndërsa Troja e trembur në palcë vetëm shikonte dhunimin e turpshëm që i bëhej luftëtarit - simbol. Të jenë dënuar kështu edhe simbolet tona? Ndërsa shqiptarët e trembur rrinë dhe vështrojnë.

Shkruar për ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj, që nga koha kur Donalld Trump u zgjodh presid...

14:14

Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka marrë jo vetëm një vendim të pa precedent, por edhe shumë të debatueshëm, duke vendosur të mos i dekretojë Ramës kandidaturën për ...

13:44

Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajt...

20:53

Në kryeministri ka pllakosur paniku

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar frikën e shkaktuar nga "bombat" që përgatitet të plasë opozita, sesa të vëzhgosh se si reagon pala që mund të preket nga...

21:07

Heshtja e Xhafës si akuzë për Ramën

Në shkrimin paraardhës, që merrej me shkaqet e arrestimeve të fundit, kam shprehur idenë se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapu...

14:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI