Flash

'Dokumenta për skemën e hajdutërisë tek Unaza e Re', çfarë paralajmëron Basha

Lapsi.al 11 November 2018
'Dokumenta për skemën e hajdutërisë tek Unaza e

Lulzim Basha paralajmëroi se ditën e nesërme do të nxjerrë dokumente, të cilat sipas tij, vërtetojnë skemën e vjedhjes në zonën e Astirit ku pritet të nisin punimet për Unazën e Re.

Sipas kryedemokratit, për hesap të xhepit të tij, Rama, nuk ka të ndalur as tek shtëpitë e qytetarëve dhe as para lotëve të fëmijëve dhe simboleve kombëtare, teksa rikujton edhe njëherë largimin e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër.

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkruan Basha në “Twitter”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI