Flash

Zbulimi i gazetarit francez: Ronaldo e Messi nuk janë as në podiumin e Topit të Artë

Lapsi.al 11 November 2018
Zbulimi i gazetarit francez: Ronaldo e Messi nuk janë as në podiumin e
Nga vitit i largët 2007, kur fitues ishte milanisti Kakà, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi kanë monopolizuar Topin e Artë, duke e fituar pesë herë secili trofeun prestigjoz të France Football, që për 2018 do të dorëzohet në 3 dhjetor në Paris. Këtë herë duket se dualizmi i tyre do të përfundojë. Sipas të dhënave që vijnë nga Franca, në fakt, me gjysëmn e votave të vendosura deri tani, asnjë nga kampionët nuk do të ishte në podiumin e lojtarëve më të votuar, që formohet nga Modric, Varane e Mbappé. Lajmi bëhet i ditur në profilin e tij Tëitter nga gazetari i Radio France Internationale, Eric Mamruth, që zbulon emrat e tre favoritëve, ku mungojnë CR7 e Pleshti. Luka Modric, që ka fituar Fifa The Best, është aktualisht favoriti edhe për bookmakers, vetëm se ata shohin pas tij sulmuesin portugez të Juventus, 15 gola në 13 ndeshje në edicionin e kaluar të Champions League. Fakti që Ronaldo (ashtu si Messi) janë jashtë podiumit tregon se është penalizuar shumë nga rrugëtimi i Kombëtares në Rusi 2018, ku shkëlqyen yjet francezë. Varane e Mbappè kanë patur një rul fondamental në triumfin e skuadrës së Deschamps mbi Kroacinë (e Modric), por nëse është e vërtetë se Botërori spostoi ekuilibrat, më shumë se Messi e Ronaldo bën zhurmë mungesa e Griezmann. 30 KANDIDATËT PËR TOPIN E ARTË Sergio Agüero (Manchester City) - Alisson Becker (Liverpool) - Gareth Bale (Real Madrid) - Karim Benzema (Real Madrid) - Edinson Cavani (PSG) - Thibaut Courtois (Real Madrid) - Cristiano Ronaldo (Juventus) - Kevin De Bruyne (Manchester City) - Roberto Firmino (Liverpool) - Diego Godin (Atletico Madrid) - Antoine Griezmann (Atletico Madrid) - Eden Hazard (Chelsea) - Isco (Real Madrid) - Harry Kane (Tottenham) - N'Golo Kanté (Chelsea) - Lloris (Tottenham) - Mario Mandzukic (Juventus) - Sadio Mané (Liverpool) - Marcelo (Real Madrid) - Kylian Mbappé (PSG) - Lionel Messi (Barcellona) - Luka Modric (Real Madrid) - Neymar (PSG) - Jan Oblak (Atletico Madrid) - Paul Pogba (Manchester United) - Ivan Rakitic (Barcellona) - Sergio Ramos (Real Madrid) - Mohamed Salah (Liverpool) - Luis Suarez (Barcellona) - Raphael Varane (Real Madrid)

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI