Flash

Vizita e kancelarit austriak në Kosovë, ka pak shpresë për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 10 November 2018
Vizita e kancelarit austriak në Kosovë, ka pak shpresë për

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.

Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

“Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria e ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri për Ekonomia Online.

“Mendimi dhe vlerësimi është i qartë i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë thotë pasi që Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament dhe nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për Kosovën”. “Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm që gjatë gjithë kohës Kosovës ju ka thënë që votojeni demarkacionin se jeni tu e ndal qytetarin me lëviz lirshëm, do të thotë i kanë thanë përmbushni obligimet teknike se do ta keni liberalizimin ne e kemi kaluar edhe demarkacionin e kemi edhe vlerësimin pozitiv e kemi edhe votimin në Parlament dhe nuk di çka mund të bëjmë ne më shumë. E shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, ku është shprehur i bindur se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas tij, nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit. Ndërkaq lidhur me reformat shtetërore, Tahiri ka thënë se plani i Qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri.

Të këshilluara

Tiranë, policia ndalon 21 shoferë të dehur

Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’. Kështu, gjatë nj...

08:26

Buxheti që po projekton katastrofën

Përtej një buxheti modest në dukje, me rritje të ulët të ardhurash, shpenzimeve të kontrolluara dhe uljeve të ndjeshme të borxhit, po projektohet ajo që ekspert...

08:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI