Flash

Video / Borussia Dortmund përmbys Bayern Munich dhe hedh një hap të fortë drejt titullit

Lapsi.al 10 November 2018
Video / Borussia Dortmund përmbys Bayern Munich dhe hedh një hap

Bundesliga duket se ka tashmë një pronar dhe lajmi është se nuk është Bayern Mynih. Në Supersfidën e kampionatit gjerman, Borussia Dortmund ka fituar 3-2 një ndeshje rokambolekse përballë Bayern Munich, duke thelluar jo vetëm në 7 pikë diferencën me kampionët në fuqi në Bundesligës, por me shumë mundësi duke i dhënë edhe goditjen e fundit pankinës së Niko Kovac.

Bavarezët e kishin mbuluar në të gjitha rastet teknikun, por në asnjë skenar të mundshëm durimi i presidentit Hoeness dhe drejtuesve të lartë të Bayern nuk shkon përtej humbjes së ndeshjes direkte me kundërshtarin që fluturon në +7 dhe me moralin e fortë që i jep vetëbesimi.

Skuadra e trajnerit Favre ka dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha në Singal Iduna Park, duke mposhtur bavarezët pas një përmbysje të dyfishtë.

Është dukur se gjërat do të ishin kthyer në "normalitet", kur në minutën e 26, Leëandoëski kaloi bavarezët në avantazh, në ndeshjen më të rëndësishme të Bundesligës. Karakteri vlen, sidomos në ndeshje të këtij tipi, por duhet 11 metërshi i minutës së 49, që Marco Reus të barazojë rezultatin në Signal Iduna Park. Euforia e Borussia Dortmund nuk zgjati as tre minuta, pasi Robert Lewandowski realizoi golin e dytë për Bayern Munich.

Dy golësh edhe për Marco Reus, që vendosi edhe një herë ekuilibrat me një super gol në minutën e 67′, por më e keqja për Bayern duhet ende të vijë: Borussia Dortmund ka gjetur avantazhin me anë të Paco Alcaser në minutën e 73′.

Pas javës së 11-të Dortmund arrin në 27 pikë në krye të Bundesligës, ndërsa Bayern Munich mbetet në vendin e tretë pas Borussia Mönchengladbach me 20 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=VInKH1ASjz0

Të këshilluara

Lamtumirë...? Mohimi i Drogba është epik

Vetëm një ditë më parë të gjithë nostalgjikët e ikonave të futbollit janë emocionuar me faktin se një tjetër emblemë do të largohej nga fushat e lojës. Por emoc...

10:41

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI