Flash

Quajti Ramën të korruptuar/ Deklaratat që shpallën “non grata” eurodeputeten qipriote

Lapsi.al 10 November 2018
Quajti Ramën të korruptuar/ Deklaratat që shpallën

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall “non grata”, ose “e padëshiruar” sot me një kërkesë të ministrisë së jashtme shqiptare. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat ku u hodhën parulla antishqiptare.

Eurodeputetja reagoi pas deklaratës së Ramës që e quajti 35-vjeçarin një “ekstremist të marrë”, duke e konsideruar kryeministrin shqiptar të korruptuar.

“Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kaçifas në PE” – u shpreh Theocharous.

Pas incidentit te 10 ditëve më parë ajo do te deklaronte: “Shqipëria nuk do të hyjë me gjak në Bashkimin Europian”.

Ndërsa në ditën e varrimit te ekstremistit Kacifas ajo u shpreh: “Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësojnë terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm”.

Po kush është Eleni Theocharous?

Kjo nuk është hera e parë që ajo mban qëndrime antishqiptare. Sjellja e saj ka rënë për herë të parë në sy në një aktivitet në mbështetje te protestës për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himare dy vite më parë.

“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë, që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek” – tha ajo në atë kohë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI