Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Incidenti në Bularat/ Rama: Do mendohen mirë nëse do vijnë më në Shqipëri

Lapsi.al 10 November 2018
Incidenti në Bularat/ Rama: Do mendohen mirë nëse do vijnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve në Bularat, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandinos Kaçifasit.

“Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë vetën me sjelljen e vet në ditën e turpërimin e flamurit fqinjë nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë. Por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot, e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë këtu sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit me Shqipërisë e Greqisë e popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njeri-tjetrin”, - tha Rama në Facebook.

“Imagjinoni se çfarë marrëzie do kishte qene dhe se me çfarë turpi kombëtar do ta kishim varrosur emrin e Shqipërisë botërisht, por kush e di sa kohë, sikur të mbyteshim në lugën e çorbën e Agimit të Artë dhe kadrinjve gojë–baltë që janë kudo njësoj e që njësoj e turpërojnë çdo flamur, çdo gjuhë, çdo popull e çdo njeri normal të kësaj bote. E paimagjinueshme.

Vetëm mendoni një sekondë sikur shteti ynë të përplasej me policinë, me ata jabanxhi që erdhën, lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtë-quajturin heroin e tyre. E pamendueshme.

Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke duhet të vizitohet se nuk është mirë. E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët?

E paska respekti për të ikurit të botën tjetër për vlerat e humanizmit në tërësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthen në hiena dhe ti klithin si korba njerëzimit vlerave? E paska respektin për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerzillëk mes të thjeshtë fajin pse njerzillëkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqem kadrinjtë e politikës e të medias në politikën e dy shteteve? Broçkulla”, - u shpreh kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI