Flash

Fotografi shqiptar zbulon të pathënat e vipave të Hollywood

Lapsi.al 10 November 2018
Fotografi shqiptar zbulon të pathënat e vipave të Hollywood

Albert Marashi është fotografi i njohur me origjinë shqiptare, i cili prej shumë vitesh jeton e punon në SHBA. Ai është një nga fotografët më të talentuar që me punën e tij ka bërë për vete shumë të famshëm si Cardi B, Gigi Hadid, 50 Cent etj.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai ka rrëfyer fillimet e karrierës së tij dhe punën me disa prej të famshmëve që ka pasur mundësinë të takojë.

“E kam nisur si ilustrues duke rikrijuar fushatat kozmetike, editoriale mode dhe u apasionova mbas fotove të bëra nga fotografët për revista të ndryshme. Në moshën 17-vjeçare mora një aparat fotografik dhe nuk kisha aspak njohuri nga fotografia por kisha vizionin e një artisti. Asnjëherë nuk pashë nga e shkuara. Atë kohë vendosa të studioja teknika për “Advertising” dhe “Creative Direction” në universitetin F.I.T në New York ,dhe ndërkohë udhëtoja për projekte deri në Australi” – tregoi Alberti për fillimet e vështira.

Marashi zbuloi gjithashtu se në fillimet e tij talentin i’a vlerësuan fotografi i famshëm shqiptar Fadil Berisha dhe modelja Emina Cumulaj, pasi ai nuk kishte njohuri të mjaftueshme mbi modën.

“Në fillimet e mija nuk kisha njohuri mbi modën sepse jam rritur në Bronx, me jo shumë mundësi artistike si në pjesët e tjera të New York. Mësoja dhe krijoja vetë mbi drejtimin artistik. Fatmirësisht puna ime tërhoqi vëmendjen e Emina Cunmulaj dhe Fadil Berishës që më mbështetën si artist shqiptar. Kam patur fatin të punoj me të dy për shumë vite. Çdo gjë është e mundur nëse ndjek ëndrrat e tua” – u shpreh fotografi.

Gjithashtu Alberti zbuloi eksperiencat me përsonazhet dhe firmat e njohura në botë më të cilat ka bashkëpunuar, pa harruar shqiptaret për të cilat thotë se janë të preferuarat e tij.

“Të punoja për Ralph Lauren, Maybelline New York, Bloomingdales. Kam pasur shansin të takoj shumë personazhe të modës dhe showbiz-it si Gigi Hadid, Bella Hadid, Adriana Lima, 50 cent, French Montana, Cardi B e shumë të tjerë. Por më të preferuarat e mia kanë qenë shqiptarët VIP si Emina Cunmulaj, Adelina Ismajli dhe muzat shqiptare mundem të përmend Xhesika Berberi, Arselajda Buraku, Donique Gjurashaj, Kleofina Pnishi” – shtoi më tej ai.

Ndërsa për punën e palodhshme me reperen e famshme Cardi B ai u shpreh: “Ishte një ditë shumë e gjatë të ndërtoje gjithë atë studio xhirimesh, drejtimin artistik dhe mbi të gjitha të krijoje hapësirë për fotografi gjatë xhirimeve. Ishte një mundësi aq e madhe që më ishte besuar të bashkëpunoja me producentin Kristian Kruz dhe regjisorin Fernando Lugo, të dy shumë të talentuar. Cardi B punon shumë, një energji e paparë, fluturoi nga java e modeles në Paris për të xhiruar një video për 36 orë dhe kur mbaroi se xhiruari realizoi një koncert po atë ditë. E adhuroj përkushtimin që dha në video dhe besimin që dha mbi vizionin që ishte krijuar”.

Të këshilluara

Kiara Tito si Ariana Grande, falenderon ishin

Të gjitha vajzat që kanë hedhur pas krahëve shijen e hidhur të ndarjes kanë gjetur forcë tek kënga më e re e Ariana Grandes “Thank U, Next”, e cila falenderon t...

14:24

Jonas Blue: Era Istrefi këngëtarja e hiteve

Era Istrefi nuk di të ndalet! Publikohet sërish një këngë e re me Jonas Blue. “Anything More” është kënga e re në bashkëpunim me artistin Steve Aoki, që u pu...

12:18

Stilistja akuzon ish-banoren e BB për vjedhje

Pak ditë më parë, ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother Albania” Tea Zhuli njoftoi se e kishte marrë shumë seriozisht botën e modës. Në profilin e saj në “...

11:51

Tuna zbulon tatuazhin e fshehte në vithe

Ia dalë ta mbajë sekret për një kohë shumë të gjatë! E kemi fjalën për këngëtaren Tuna, e cila paska realizuar një tatuazh shumë të lezetshëm në pjesën e kofshë...

11:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI