Flash

Edhe Zotat kanë idhuj: Ibrahimovic tregon modelin e tij befasues

Lapsi.al 10 November 2018
Edhe Zotat kanë idhuj: Ibrahimovic tregon modelin e tij befasues

Zlatan Ibrahimovic nuk është sigurisht personi më modest në botë, por vazhdon të bëjë të flasë për veten edhe pse ka dalë nga panorama e futbollit që ka rëndësi. Sa herë suedezi shfaqet në gazetat sportive, është më tepër për frazat efektive, që kurojnë edhe më shumë një personazh që është futur në historinë e futbollit. Këtë herë, referimi nuk është për të hyjnizuar edhe më shum figurën e vetvetes, por një elozh, i pamenduar se mund të dilte nga Ibrahimovic, për një futbollist që i ka kondicionuar karrierën.

Në vitet e kaluara tek Juventus, Ibrahimovic duhet të tregonte gjithcka. Me fanellën bardhezi, në ato vite ishte edhe Patrick Vieira. E cuditshme po ta mendosh, por sipas Mundo Deportivo është pikërisht francezi lojtari që e ka ndihmuar mentalisht Ibrahimovic: “Tregonte gjithnjë kujdes për mua. Kur mendoja se ajo që bëja ishte mjaftueshëm, Vieira më bënte ta kuptoja se nuk ishte. Më tregonte se është e nevojshme gjithnjë të japësh më shumë”. Një figurë, ajo e francezit, esenciale në rritjen e suedezit, që mbërriti në Torino në 2004, vetëm 23 vjec, në eksperiencën e parë me një klub të madh në Europë.

Fjalë që ndoshta nuk do të priteshin kurrë nga një si Ibrahimovic, që gjatë gjithë karrierës së tij ka folur me entuziazëm vetëm për një futbollist: Ronaldo Fenomenin. “Vieira ishte një futbollist fenomenal që do të mbetet në historinë e futbollit. Më vjen mirë që e njoha si futbollist dhe si person. Influencoi lojën time deri sa të jepja 120% cdo ndeshje”. Një idhull surprizë, për një futbollist që rrallë flet kështu për të tjerët, një udhëheqje që Ibrahimovic e shoqëroi, pas Juventus, edhe tek Inter.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI