Flash

Dosja 339, PD: Prova që çon në burg Vangjush Dakon qëndron e kyçur

Lapsi.al 10 November 2018
Dosja 339, PD: Prova që çon në burg Vangjush Dakon qëndron

Partia Demokratike vazhdon deklaratat e saj kundër kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Deputetja Albana Vokshi tha sot se “Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339””.

“Vangjush Dako autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat,” tha Vokshi.

Sipas saj, “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”.

DEKLARATA

Dosja  “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

Dosja “339-a” është faktimi i asaj  që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.  Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më:

•          Se zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,

•          10-15 deputetë u blenë nga krimi,

•          Se ky Parlament është i paligjshëm dhe

•          Se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Të këshilluara

Tiranë, policia ndalon 21 shoferë të dehur

Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’. Kështu, gjatë nj...

08:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI