Flash

Cristiano Ronaldo sfidon tabunë e tij në San Siro

Lapsi.al 10 November 2018
Cristiano Ronaldo sfidon tabunë e tij në San Siro

Nga goli i parë si profesionist me fanellën e Sporting CP e deri tek i fundit, kundër United, kanë kaluar 16 vjet. Cristiano Ronaldo në karrierë ka shpartalluar portat kundërshtare 666 herë e me fanellën e Juventus po vazhdon ta bëjë. Por ka një tabù që kampioni portugez duhet ta thyejë, duke filluar nga sfida kundër Milan. Një llogari e pambyllur që quhet "Giuseppe Meazza", për të gjithë San Siro.

CR7 nuk ka shënuar kurrë asnjë gol në stadiumin milanez, edhe pse e ka patur mundësinë në pesë ndeshje, tre kundër Milan e një kundër Inter, plùs një në finalen e Champions League. Numra të cuditshëm për një si Ronaldo, i mësuar të shënojë kudo, po jo në "La Scala të futbollit".

Në Champions të 2005, Milan mposhti United e CR7 si në Angli ashtu dhe në Milano e portugezi në kthim nuk u tregua kurrë i rrezikshëm. Si në 2007 kur kuqezinjtë përmbysën humbjen e Old Trafford (me Ronaldo protagonist) me një 3-0 që nuk la dyshime. Edhe në 2-2 e 2010 mes Milan e Real Madrid, Ronaldo nuk arriti të shënojë, me skenën që ia rrëmbeu Inzaghi.

Ekzaktësisht si ndodhi edhe në sfidën e vetme në San Siro kundër Inter, një 0-0 në 1/8 e Champions në 2008 e në finalen e 2016. Aty një gol e shënoi, por në goditjet e penalltive. Teknikisht Ronaldo nuk shënoi as në Euro-derbin mes Real e Atletico Madrid, që pa Merengues të ngrinin lart Kupën me penalltinë decizive të portugezit: topi i vetëm i goditur nga CR7 që ka prekur rrjetën në Meazza.

Të këshilluara

Lamtumirë...? Mohimi i Drogba është epik

Vetëm një ditë më parë të gjithë nostalgjikët e ikonave të futbollit janë emocionuar me faktin se një tjetër emblemë do të largohej nga fushat e lojës. Por emoc...

10:41

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI