Flash

Bushati: Nuk ramë në kurthin që na u ngrit në Bularat

Lapsi.al 10 November 2018
Bushati: Nuk ramë në kurthin që na u ngrit në Bularat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte sot në bashkinë Malësi e Madhe në një takim me banorë në vijim të turit të Llogaridhënies së drejtuesve të pushtetit vendor.

Gjatë kësaj dëgjese, ashtu si një ditë më parë në Gjegjan të Pukës, Ministri Bushati u pyet lidhur me incidentin e Bularatit.

Per ministrin Bushati “Vendimi i djeshëm i Ministrit të Brendshëm për të shpallur ‘non grata’ 52 qytetarë grekë, të cilët kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën shqiptare, rendin kushtetues me deklaratat dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri është një vendim i mbështetur në Kushtetutë, ligj dhe në praktikën ndërkombëtare që aplikon çdo vend.

Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin maksimal për të kuptuar në radhë të parë shkallën e përfshirjes edhe të elementëve të tjerë pavarësisht statusit që ato kanë, sepse siç dihet në atë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë të zakonshëm por edhe njerëz me status zyrtar. Për pasojë, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe ato diplomatike.

Aty ku rasti e do për të ndjekur një procedurë diplomatike e sigurt është që tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi. Ne nuk duhet asesi të biem në kurthin e ekstremizmit sepse përkeqësimi i marrëdhënieve apo rënia në këtë lloj kurthi nuk i shërben miqësisë ndërmjet dy popujve tanë” - tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI